Flash News

E-TJERA

"Lironi protestuesit!" PDIU sulme Ramës pas shoqërimit të 26 anëtarëve: Kal i Trojës! Çamërisë s'ka për t’i shpëtuar me “efkaristo” dhe “ejvallah”

"Lironi protestuesit!" PDIU sulme Ramës pas shoqërimit

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shoqërimit të 26 anëtarëve të saj nga policia pas protestës përballë MEPJ-së.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, PDIU ka kërkuar lirimin e protestuesve të saj, ndërsa një koment iu është bërë edhe frazave të kryeministrit Rama të përdorura në fund të takimit me Dendiasin,  “efkaristo” dhe “ejvallah”.

Sipas PDIU-së, Rama është Kali i Trojës së Greqisë, por Çamërisë nuk ka për t’i shpëtuar dot me “efkaristo” dhe “ejvallah”.

Reagimi i plotë i PDIU-së:

Dhuna e paprecedentë, ndalimi i tubimit dhe shoqërimi në komisariat i 26 protestuesve të PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria” tregoi edhe njëherë që Qeveria ndjek axhendën greke dhe jo atë shqiptare.
Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias nuk mund të heqë Çamërinë nga axhenda shqiptare. Shqiptarët e Çamërisë kanë 76- vjet që protestojnë ndaj genocidit më të ashpër në ballkan, ku forcat Zerviste vranë dhe masakrauan një popullsi të tërë.

Absurdi i sjelljes së policisë politike për të ndaluar protestën e sotme, na kujton dhunën e ushtruar të vitit 2004, kur burra pleq u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar, për rezolutën e çështjes çame. Ne nuk na ndal dot askush në betejën tonë që shteti shqiptar të sillet me Greqinë me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Askush nuk mund të ndalë kërkesat tona të kahershme për zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës, mosfaljen e asnjë cm2 tokë e det të shqiptarëve, mosbërjen e një censusi antishqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mandatin e tij si kalorës i Çamërisë dhe e përfundoi Kali i Trojës së Greqisë. Atë nuk e shpëtojnë nga Çamëria, as fjalët e tij në greqisht apo turqisht, as ylli komunist. Ai sot duhet të ishte shqiptar dhe vetëm si shqiptar mungoi. Ne i bëjmë thirrje policisë politike të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë.

PROTESTA
Policia ka preceduar penalisht Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Boiken Abazin si tre organizatorët e protestës së sotme të PDIU.
PDIU dhe LVV Tiranë protestuan sot kundër vizitës së ministrit grek, Nikos Dendias në Tiranë për marrëveshjen e detit teksa ka pasur edhe përplasje me forcat e Policisë.
Kjo e fundit nuk kishte dhënë leje për protestën edhe pse PDIU e kishte kërkuar.
Ndërkohë disa prej tyre janë shoqëruar, mes tyre edhe organizatori, drejtuesi i LVV Tiranë, Boiken Abazi.
Policia siguron se u ka vendosur gjobë atyre që gjatë tubimit të PDIU nuk vendosën maskën.

"Lironi protestuesit!" PDIU sulme Ramës pas shoqërimit

Të fundit