Flash News

E-TJERA

Makina përplas efektivin e policisë në Tiranë

Makina përplas efektivin e policisë në Tiranë

Një automjet ka përplasur një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në Fresk.

Mësohet se efektivi po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L (punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Të fundit