Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 75-vjeçaren shqiptare në Itali

Makina përplas për vdekje 75-vjeçaren shqiptare në Itali

Një tjetër shqiptare ka humbur jetën në Itali. Mësohet se 75-vjeçarja e identifikuar si Salie Gjonzenalaj është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Granarolo dell'Emilia në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian.

Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga.

Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë.

Të fundit