Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje një person në dalje të Vorës

Makina përplas për vdekje një person në dalje të

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.

Policia njofton se një automjet ka përplasur një këmbësor 66-vjeçar, i cili humbi jetën në vend.

Drejtuesi i mjetit, një 53-vjeçar, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.  

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit