Flash News

E-TJERA

Makinën e mbushur me municion e armë, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

Makinën e mbushur me municion e armë, vihet në pranga

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Tiranë, pasi mbante në makinë armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

G. Q., 21 vjeç, lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit, në momentin e arrestimit. Policia ka sekuestruar dhe sendet e paligjshme të gjetura.

"Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru.

Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit