Flash News

E-TJERA

Manjani: Nëse babi Zenit qenka problemi i Alibashëve, pse i pranuan ofiqe dhe parti?

Manjani: Nëse babi  Zenit qenka problemi i Alibashëve, pse i pranuan

Gazment Bardhi akuzoi dje kryedemokratin Sali Berisha si fajtorin e vetëm për tragjedinë e Gërdecit. Në një postim në Twitter Bardhi iu referua Berishës me epitetin “Babi i Zenit”, duke përmendur edhe Shkëlzen Berishën.

Ish-ministri Ylli Manjani, në Facebook, iu rikujton ‘Alibashëve’, referuar grupit të Alibeajt dhe Bashës, se edhe në kohën kur ata morën pushtetin ishte po “babi i Zenit”, madje edhe kur i mbrojti nga ‘zullumet’ që kishin bërë, ishte pikërisht ‘babi i Zenit’ të cilin sot Alibashët duan ta largojnë nga partia.

Manjani rikujton se është po Berisha ai që pas tragjedisë së Gërdecit nënshkroi anëtarësimin në NATO.

Postimi i plotë:

Sali Berisha, sipas Alibashës, qenka "babi e Zenit".

Një minut, po Ai babi i Zenit ishte edhe kur AliBashëve u dha pushtet!? Edhe kur u dha partinë, babi Zenit ishte. Edhe kur i mori në mbrojtje nga zullumet që kishin bërë, babi i Zenit ishte.

Nëse babi i Zenit qenka problemi i tyre, përse pranuan ofiqe nga Ai?!

Më në fund pse luftojnë për të mbajtur me gjykatë partinë e babit të Zenit?!

Çdo me thënë kjo?!

Kjo quhet mosmirnjohje. Mosminjobësit janë më të poshtrit.

Dhe sa për të freskuar pak memorien politike që AliBashët duan ta fshijnë, këtij babit të Zenit i erdhi për vizitë zyrtare i pari dhe i vetmi President i SHBA-ve. Po këtë babin e Zenit NATO e ftoi të firmoste anëtarësimin e Shqipërisë.

Të gjitha këto pasi Gërdeci kishte ndodhur...

Ah po, dhe Gërdeci madje edhe e votoi në 2009-ën, këtë babin e Zenit...

Të fundit