Flash News

E-TJERA

Lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit! ‘Arrest shtëpie’ për pastruesin e parave të Çopjave

Lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit! ‘Arrest
Foto ilustruese

Vëllai i Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani është lënë në burg këtë të shtunë me vendim të Gjykats së Posaçme. 

Dumani dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, si dhe për supergrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë për Armis Stafën, pjesë e organizatës kriminale të Çopjave, gjykata ka ndryshuar masën ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’ .

Stafa dyshohet për pastrim parash të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, përmes aktivitetit të shit-blerjes së automjeteve.

Mësohet se asnjëri prej të akuzuarve nuk foli në gjykatë, por u përfaqësuan nga avokatët Ferdinand Ndoja dhe Gurali Braimllari.

Në bazë të informacionit që u paraqit në gjykatë, për Dumanin dhe Stafën nuk është zbatuar në procedurë e mirëfilltë ekstradimi, por ata janë sjellë nëpërmjet procedurës së deportimit ose dëbimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dyshja u sollën në Shqipëri të mërkurën e 11 qershorit, nga Dubai përmes një fluturimi tranzit nga Turqia.

Të fundit