Flash News

E-TJERA

“Mbret apo dëshmor i kombit”, Meta ashpërson tonet ndaj Ramës: Këlysh blloku, ai qen bir qeni të ketë kujdes me mua, jam nga Skrapari

“Mbret apo dëshmor i kombit”, Meta ashpërson tonet ndaj

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi dje në kuvend “se çfarë kërkon presidenti, të bëhet mbret apo dëshmor i kombit”.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Meta me tone të ashpra e cilësoi kryeministrin ‘këlysh blloku’ dhe i kërkoi të bëjë kujdes dhe të mos provokojë trazira në Shqipëri.

"Nuk frikësohet luani nga lepuri, kjo nuk ndodh. Lepurin e kanë kapur në qark dhe nuk thotë dot jam peng. Ish presidenti i Bosnje Hercegovinën kur e kapën peng dhe i vunë pistoletën te koka dhe i thanë thoji pak zv presidentit ti tërheq ushtarët se të vramë, ai u tha: unë jam peng, ju vazhdoni luftën.

Ai (Rama) bën si i fortë me të shqiptarët duke shpërdorur pushtete që ka grabitur, por është këlysh blloku që ka të bëjë me një president nga Skrapari. I them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri sic ke bërë gjithë këtyre viteve për llogari të Sorosin e miqve të tu serbë.

prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, pse partizan ishte ai? Se ka varur Havzi Nelën, kur firmosi. Duhet ti kemi gjërat e qarta. Kodet e tij nuk i llogaris, është zero me hic , duhet të ketë kujdes që provokon kombin. Ka ardhur momenti të ketë ndarje përfundimtare mes patriotëve dhe tradhtarëve dhe kjo që ka thënë ai është gabim i madh.

I them ti je pinok, jo Pinocet, jam Ilir meta jam nga Skrapari ta dish mirë e kushdo tjetër, të më thotë mua dëshmor i kombit ai qen bir qeni.

Vojo kushi është president sot. Kam atë fuqi që e bën atë të mos ketë vrimë në Shqipëri ku të rri. Fuqia ime është populli, që po vuan", tha Meta. 

Të fundit