
Flash News
Tre ditë para zgjedhjeve, Kim dhe Soreca shkojnë në KQZ
Nis shpërndarja e bazës zgjedhore në 12 qarqe, transporti me kamionët e ushtrisë; KQZ jep detaje
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shtypi i ditës/ "Blerja e votës sjell konflikt, 11 të vdekur dhe 4 të plagosur", "Fushatë e përgjakur"
“Vdiqa jam me zemër”, Meta denoncon incidentin në Poliçan: Miku im i vjetër u dhunua nga nipi e vëllai i kryebashkiakut të PS

Autori nga Kosova Ndue Ukaj sapo ka botuar librin e ri me tregime ‘Mbretëria e ëndrrave’-botimet Onufri. Dy kritikë të njohur, Anton Berishaj dhe Ardian Ndreca shoqërojnë këtë botim më shënimet e tyre ku transkriptohet për një lexues më të gjerë veçantësia e prozës së Ukajt.
***
Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Kjo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia e jetës/ekzistencës njerëzore.
Nëse për psikanalizën e Freudit ëndrra ishte një portë mbretërore për tek e pavetëdijshmja, pra në mbretërinë e lirisë, e tillë është letërsia për Ukajn. Po, në anën tjetër, nëse për Jungun ëndrra ishte një “rrugë” drejt pakufishmërisë simbolike dhe imagjinariumit arkitipik – e tillë është letërsia për Ukajn. Këtë e dëshmojnë edhe këto tregime/novela që po ia propozon lexuesit të tij. Natyrisht, duke këmbëngulur në një etikë diskursive e letrare në qendër të së cilës është liria. Liria si agape dhe kreacion.
-Anton Berishaj
***
Ukaj asht rrëfimtar i qetë, sintaksa e tij ma së shumtit i ngjan asaj të rrëfimeve të motit buzë votrës, figuracioni asht i kandshëm, ndërsa erudicioni dhe formimi profesional ia lejojnë me hy e me dalë lirisht në fushat e pamata të letërsisë botnore prej kah zgjohen hera herës reminishenca të kandshme n’daç letrare n’daç filozofike. Ky libër i Ndue Ukajt meriton me u lexue për stilin e zhdërvjellët dhe për ndjeshmëninë e naltë qytetare. Autori rrëfen me vetëdije dhe me respekt plagët e tokës së tij, nji vend ku ai dhe të ngjashmit e tij janë dhe ndihen përditë e ma shumë nji pakicë kulturore dhe shpirtnore. Këto tregime rrëfejnë me art mungesën e shpresës, thyemjen e andrrës por edhe dëshirën e nji ringjalljes së vërtetë të nji populli.
-Ardian Ndreca
Të fundit




Sa socialistë e ndjekin Armina Mevlanin? Blogerja i pyet direkt
22 Prill 2021, 17:53

Denoncimi i PD-së: Paulin Sterkaj po blen votat e 350 të burgosurve në Reç
22 Prill 2021, 17:32




Arsyeja e vërtetë pse JLo dhe Alex i dhanë fund lidhjes së tyre
22 Prill 2021, 16:39


I keni dashur shumë kur ishit fëmijë, këto trende rikthehen sërish në modë
22 Prill 2021, 15:49

Meghan Markle flet me Mbretëreshën pas kaq shumë kohësh
22 Prill 2021, 15:23
Kush qëlloi i pari? Prokurori i Elbasanit jep detaje për ngjarjen me një viktimë
22 Prill 2021, 15:02