Flash News

E-TJERA

“Më lë ta mbaroj të lutem”, Endri Shabani braktis emisionin, Vasili: Të bëjë ç’të dojë

“Më lë ta mbaroj të lutem”, Endri Shabani braktis

Përfaqësuesi i partisë Nisma Thurje, njëherësh kandidat për deputet në qarkun e Durrësit, Endri Shabani ka braktisur emisionin, pas përplasjes me moderatoren e Open, Eni Vasili.

Teksa fliste për programin e tij elektoral për zgjedhjet e 25 prillit dhe pasi iu drejtua Vasilit se pse në emision flitet për arsyen “se pse kanë dështuar partitë e vogla”, moderatorja ndërhyri dhe i priti fjalën.  

Sipas Vasili, Shabani po bënte moral, por ky i fundit hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio.

Pjesë nga debati:

Shabani: Ju sot na merrni këtu na bëni gjyq pse jeni të dobët e pse keni dështuar, ndërsa ju shihni që subjekti ynë ka marrë mbi 10 mijë vota që do të thotë 1 deputet.

Pra mbi 10 mijë njerëz do ishin përfaqësuar, për t’i dhënë përgjigje pse nuk iu duan njerëzit.

Ti e nis emisionin pse këta nuk arritën dot të mposhtin të mëdhenjtë.

Vasili: Shabani mos më bëj moralizma.

Shabani: Më lë ta mbaroj të lutem.

Vasili: Po jo, se po bën moral, nuk jemi te kjo tani.

Shabani: Po mirë bëjeni emisionin vetë pra.

Vasili: Po mirë në rregull. Je i lirë të bësh c’të duash. Kjo tregon nervozizmin e humbjes.

Të fundit