Flash News

KRYESORE

Pas Parisit në Berlin, me plis në Evropian për herë të dytë

Pas Parisit në Berlin, me plis në Evropian për herë të

Shqipëria u kualifikua zyrtarisht në EURO 2024 i cili do të zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjve u mjaftoi vetëm një pikë nga barazimi me Moldavinë në “Zimbru Stadium”, për të prerë biletën drejt Berlinit.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria kualifikohet në Evropian. Në vitin 2015, kombëtarja siguroi biletën për në Francë me një fitore 0-3 ndaj Armenisë, në transfertë. Shqipëria asokohe e mbylli kualifikimin duke u renditur e dyta në Grupin I. Në vendin e parë qëndroi Portugalia.

Me dy fitore, një barazim dhe dy humbje, kombëtarja arriti kualifikimin drejt Parisit. Por rruga për kuqezinjtë nuk ishte shumë e gjatë, pasi në fazën e grupeve kombëtarja u skualifikua.

Kuqezinjtë siguruan vetëm një fitore me Armeninë, ndërsa u mundën nga Franca dhe Zvicra.

Sot kuqezinjve u mjaftoi vetëm një pikë me Moldavinë për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në EURO 2024. Drejt Berlinit, djemtë e kombëtares nisen me shpresën për të thyer rekordin e 2016-ës.

Trajneri Sylvinho është shprehur optimist për rezultatet e kombëtares, por nuk me rezerva.

Të fundit