Flash News

E-TJERA

"Më trishtoi", Enea Mihaj tregon pse do të mungojë në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe

"Më trishtoi", Enea Mihaj tregon pse do të mungojë

Enea Mihaj nuk do të luajë në ndeshjet e Kombëtares ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faro. Mungesa e tij u vu re në listën e fundit të shpalosur nga Sylvinho.

Mihaj ka treguar se shkak për mungesën e tij në dy ndeshjet e fundit të vlefshme për EURO 2024, është një dëmtim i lehtë. Mihaj është shprehur se e ka trishtuar fakti që nuk do të jetë krah kuqezinjve në fushë.

"Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi. Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema", ka thënë ai.

Të fundit