Flash News

E-TJERA

Media bullgare: Shqipëria, qendër e mashtrimeve globale përmes call center-ave

Media bullgare: Shqipëria, qendër e mashtrimeve globale përmes

Policia ka çmontuar një rrjet të madh call center-ash që dyshohet se ka mashtruar mijëra qytetarë në disa vende të Evropës, si dhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me humbje që arrijnë në miliona euro dhe që mund të shkojnë deri në 50 milionë euro.

Hetimet për këtë skemë kanë nisur dy vite më parë, pas një kërkese për informacion nga autoritetet gjyqësore të Austrisë. Kjo ka çuar në një hetim të thelluar, i cili ka zbuluar një rrjet të organizuar mashtrimi kibernetik me bazë në Tiranë.

Shqipëria është kthyer në një pikë të rëndësishme të operimit të skemave ndërkombëtare të mashtrimit përmes call center-ave, të cilat përdorin metoda të sofistikuara manipulimi për të përfituar financiarisht nga viktimat e huaja, shkruan media bullgare Bgnes News Agency.

Gjatë kontrolleve të kryera më 13 dhe 14 prill në tre Call Center-a, policia ka ushtruar kontrolle në 12 ambiente, përfshirë tre call center dhe nëntë apartamente. Në total janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë lëshuar urdhër-arreste për katër të tjerë. Një person tjetër mbetet ende në kërkim.

Ndaj disa prej të dyshuarve janë vendosur masa sigurie, përfshirë ndalim udhëtimi dhe detyrim paraqitjeje. Mes të ndaluarve figurojnë pesë persona që dyshohen për role drejtuese në strukturën e rrjetit.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 443 kompjuterë, 6 laptopë, 238 telefona celularë, hard disqe dhe pajisje të tjera elektronike, si dhe mbi 891 mijë euro para cash.

Të fundit