Flash News

E-TJERA

Merr flakë furgoni i mallrave në Lushnje

Merr flakë furgoni i mallrave në Lushnje

Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët në unazën e qytetit të Lushnjës.

Automjeti është djegur pjesërisht, pasi flakët janë shuar nga reshjet e dendura të shiut që janë duke rënë prej disa orësh në zonë.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia që ndihmoi në normalizimin e trafikut dhe lëvizjes së mjeteve.

Ndërkohë po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në mjet.

Të fundit