Flash News

E-TJERA

Merret vendimi/ Nga dita e hënë ndalohet përdorimi i monopatinave në rrugë

Merret vendimi/ Nga dita e hënë ndalohet përdorimi i monopatinave

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, njoftoi sot se ka kërkuar nga Policia e Shtetit ndalimin përkohësisht të monopatinave elektrike në rrugë, për të lehtësuar sipas saj qarkullimin normal të qytetarëve.

Sipas ministres, përdorimi i monopatinave në rrugët kryesore ka krijuar shqetësime për sigurinë dhe qarkullimin në rrugë.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kritere për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kasa, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik diktor ndërhyrje të menjëhershme”, tha ministrja Koçiu.

Për pasojë Policia e Shtetit nga dita e hënë do të bllokojë çdo monopatinë.

Të fundit