Flash News

E-TJERA

Moti i keq nga reshjet e borës, nesër pezullohet mësimi në Kukës dhe Kurbin

Moti i keq nga reshjet e borës, nesër pezullohet mësimi në

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në qytetin e Kuksit ka njoftuar pezullimin e mësimit për ditën e nesërme, data 13 janar,  në shkollat e Njësive Administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.

 Po ashtu, prej motit te keq nga reshjet e borës, të shoqëruara këto me bllokime të përkohëshme rrugësh dhe mungesë energjie, Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës e cilësojnë situatën problematike edhe në Kurbin. 

Per kete arsye, është propozuar nga Bashkia që në zonën e Kurbinit, të gjitha shkollat të mos zhvillojnë mësim, pasi ngrohja e tyre bëhet vetëm me energji elektrike.

“Nga Bashkia Kurbin është ngritur si problem që referuar situatës problematike të furnizimit me energji elektrike, ku shkollat ngrohjen e kanë me energji elektrike, mungesa e saj, të shikohet mundësia që për ditën e nesërme të mos zhvillohet mësim në territorin e bashkisë Kurbin”, thuhet në njoftim.

Të fundit