Flash News

E-TJERA

Moti/ Temperaturat shkojnë deri në 35 °C

Moti/ Temperaturat shkojnë deri në 35 °C

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 30°C

në zonat e ulëta 17 deri 35 °C

në zonat bregdetare 20 deri 32°C

 

Të fundit