
Flash News
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
Pritet zbërthimi i telefonit të gjetur në burg, Laert Haxhiu rrezikon izolimin në ‘41 biss’
24 mijë fishekë nga Shqipëria në Kretë: Si u shkatërrua rrjeti kriminal nga policia greke?
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) tregoi edhe një herë se Shqipëria përpiqet të japë përshtypjen e një vendi të angazhuar për reforma nëpërmjet një organizimi mbresëlënës, por nga ana tjetër, zbatimi i reformave konkrete në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së produktivitetit të punës, arritjeve në arsim, sundimit të ligjit dhe shërbimeve publike që përmirësojnë jetën dhe ekonominë e qytetarëve mbeten pas
Në çdo samit europian, Shqipëria prezantohet me një kostum diplomatik të kuruar mirë. Flamuj të BE-së në çdo cep të qytetit, mikpritje me protokoll të shkëlqyer, por kur mbyllen kamerat dhe mbarojnë fjalimet zyrtare, ironitë, batutat, premtimet, Tirana kthehet vetvetja me reforma në letër, me investime në propagandë dhe imazh më shumë se sa punë.
Samiti i fundit që mblodhi 47 liderët e Europës në Tiranë, ndër të tjera pati për qëllim nxitjen e lëvizshmërisë së të rinjve dhe përshpejtimin e reformave ekonomike, u shndërrua në një skenë ku qeveria shqiptare tregoi aftësitë e saj regjisoriale.
Marrëveshjet synuan krijimin e skemës paneuropiane të mobilitetit rinor, një kornizë të thjeshtuar vizash që do t’u lejojë të rinjve shqiptarë të punojnë deri në 12 muaj në shtetet anëtare, duke zbutur papunësinë e lartë te të rinjtë dhe ikjen e trurit. Pritet që muajin tjetër, të pilotohen kuotat e para prej 2 000 vizash pune në vit.
Për të rinjtë, premtimet për lëvizje të lirë në hapësirën europiane është një lajm i mirë, por në të vërtetë, për vendin, mobiliteti është një thellim i mëtejshëm i emigrimit.
Vetëm në 10 vitet e fundit, nga vendi kanë emigruar mbi 700 mijë banorë, shumica të rinj dhe të arsimuar. Anketat e vitit të kaluar kanë treguar se 31% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç shprehën dëshirën për të emigruar brenda dy viteve të ardhshme.
Ndërsa Samiti i kushtoi një tryezë të rëndësishme mbajtjes së të rinjve në Ballkan, realiteti në terren vijon me boshatisje sistematike.
Në anën tjetër, për sa u përket “reformave ekonomike”, Shqipëria vazhdon të renditet e fundit në rajon për nivelin e produktivitetit dhe pagat mesatare. Me një PBB për frymë prej rreth 7,200 eurosh më 2023, vendi është ende shumë larg mesatares së BE-së, që tejkalon 38,000 euro.
Transparenca në prokurime publike vazhdon të jetë fiktive, ndërsa raportet ndërkombëtare vërejnë kapje të institucioneve dhe rënie të besimit publik në drejtësi.
Çfarë u prit nga Samiti
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) pati në themel çështjet e sigurisë, qëndrueshmërinë demokratike dhe të ardhmen e përbashkët të kontinentit, por edhe skema paneuropiane të mobilitetit rinor, një kornizë të thjeshtuar vizash që do t’u lejojë të rinjve shqiptarë të punojnë deri në 12 muaj në shtetet anëtare, duke zbutur papunësinë e lartë dhe ikjen e trurit.
Vendi siguron njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe dixhitale, që do të reduktonte kostot administrative për rreth 5 000 shqiptarë që certifikohen çdo vit në BE.
Samiti konkretizoi më tej hapje graduale të tregut të vetëm për shërbime dhe punë, si një nga objektivat e shtyllës së Planit të Rritjes për Ballkanin, me potencial të dyfishojë ekonomitë rajonale në një dekadë.
BE vijoi mbështetjen financiare nga anketa “Albania Growth Window” rreth 400 milionë euro për reformat që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit dhe dixhitalizimin e doganave.
Produkti tjetër në rrafshin ekonomik i Samitit është edhe ngritja e një Qendre Rajonale të Teknologjisë, si një nga projektet konkrete të tryezës ekonomike.
Samiti i KPE në Tiranë është më shumë se një ngjarje simbolike, duke ofruar një dritare konkrete për disa çështje ekonomike, por përfitimet varen nga ritmi i reformave që Shqipëria do të ndërmarrë.
Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, tha më 12 maj 2025 se viti 2030 shihet si “data e parë realiste” për anëtarësimet e para nga Ballkani Perëndimor me Shqipërinë dhe Malin e Zi që janë më të avancuara në këtë proces.
Gjithashtu, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Tiranë në tetor të vitit të kaluar e quajti vitin 2030 “horizontin” kur Shqipëria mund të jetë gati.
Për të arritur këtë synim, Shqipëria duhet të avancojë më tej Reformën në Drejtësi, pasi BE pret rezultate të tjera nga sistemi i drejtësisë, përveç SPAK.
Gjithashtu vendi ynë duhet të reformojë statistikat zyrtare, të dixhitalizojë kadastrën.
Duhen rritur kapacitetet administrative për të përthithur 922 milionë euro nga fondet e BE-së, pjesë e paketës 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor.
Duhen përshtatur gjithashtu ligjet e konkurrencës, ndihmës shtetërore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Kërkohen rezultate të larta në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit mbi lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
Çfarë përfitojnë shqiptarët nga hyrja në BE ekonomikisht
Nëse Shqipëria zbaton plotësisht agjendën e reformave të miratuara në fund të vitit të kaluar nga Bashkimi Europian pritet dyfishim i ekonomisë në një dekadë. Paga mesatare mund të kalojë 1 600 euro deri në 2035.
Reformat, nëse zbatohen, rrisin cilësinë e punës. Rritja e Investimeve të Huaja Direkte krijon vende pune me produktivitet të lartë. Kompanitë e huaja paguajnë 15-30% më shumë se ato vendase.
Nëse reformat zbatohen, Shqipëria rrit sigurinë energjetike dhe shmang krizat e çmimeve dhe ndërprerjet, mbrojtje kundër varfërisë energjetikë. Reformat për dekabornizimin do të rrisin cilësinë e jetës. Zvogëlimi i PM 2.5 ul vdekjet e lidhura me ndotjen dhe shpenzimet familjare për barna.
Plotësimi i kushteve të agjendës së integrimit synon të sjellë paga më të larta, çmime më të ulëta, shërbime publike më cilësore dhe mjedis më të pastër.
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në dy vitet e ardhshme
Dy vitet e ardhshme, vendi ynë duhet të përfshihet në një fazë intensive të reformave, që synojnë forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e infrastrukturës, tregtisë, klimës së biznesit etj., sipas standardeve të BE-së.
Duhet të nisë nga zbatimi agjenda e reformave veçanërisht për paketat që kanë lidhje me klimën e biznesit, arsimin profesional dhe reformën gjyqësore. Duhet të rriten fondet buxhetore për kërkimin shkencor dhe aktivizimi në skemat e bashkëfinancimit me fondet Horizon Europe dhe të përshpejtohen projektet e energjisë së rinovueshme për uljen e varësisë nga hidroenergjia.
Agjenda e re e BE-së kërkon që vendet kandidate të jenë njëkohësisht më konkurruese dhe më të sigurta ekonomikisht.
Shqipëria duhet të mbyllë boshllëqet në sigurinë e investimeve, inovacion dhe kapacitet administrativ, në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga 6 miliardë eurot e Planit të Rritjes dhe të ecë me ritëm të besueshëm drejt anëtarësimit.
Legjislacioni i mbetur për t’u harmonizuar
Ligji i ri për investimet e huaja – Nuk ekziston një kornizë ligjore për filtrimin e IHD-ve strategjike. Në bazë të këtij ligji duhet të krijohet dhe të funksionojë në mënyrë të pavarur “Autoriteti për Sigurinë e Investimeve”. Projekti duhet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kontrolli i eksporteve – Duhet përafruar dhe përditësuar lista kombëtare e eksporteve sipas direktivave të BE-së. Duhet të funksionojë një platformë online “e-License Dual-Use”.
Mbrojtja e të dhënave kërkon akte të tjera dytësore, si dhe ngritjen e gjykatave administrative dixhitale. Nevojitet dyfishim stafit pranë Komisionerit.
Kërkohet rishikim i ligjit të koncesioneve PPP, në përputhje me direktivat 2014/23/24/25, me fokus kontrollin e riskut fiskal. Nevojitet një modul i ri i riskut në sistemin e prokurimeve në e-Albania.
Rritje të kapaciteteve administrative
Nevojitet rritje e stafit për Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Rritje stafi nga 19 në 35 persona dhe një shtesë në buxhet 40%.
Duhen shtuar 8 gjyqtarë të rinj në gjykatat administrative për çështjet ekonomike. Zgjerim i njësisë së hetimit financiar SPAK dhe AML.
Rritja e produktivitetit dhe inovacionit
Rritja e investimeve në inovacion dhe teknologji po merr rëndësi, ndaj procesi i integrimit në BE kërkon që Shqipëria të krijojë një fond novacioni 60 milionë euro deri në vitin 2027 dhe të kreditojë tatimet dhe taksat në investimet me bazë inovacionin.
Sugjerohet heqja e tatimeve deri në 5 vjet ndaj startup-eve.
Gjithashtu vendi ynë duhet të harmonizojë me legjislacionin vendas kodin europian të Komunikimeve Elektronike, si dhe rregullimin 5G.
Investimet në infrastrukturë
Në fushën e infrastrukturës kërkohet rritje e kapaciteteve në prodhimin e energjisë së pastër nga dielli dhe era. Nevojitet rritja e efikasitetit të energjisë dhe një strategji e re që të parashikojë masa deri në vitin 2050. Duhet ngritur një skemë kredie për rritjen e evidencës së energjisë në banesa.
Duhen çuar para projektet e dekabornizimit duke përdorur edhe sistem fiskal.
Duhet përfunduar 65% e segmentit Milot – Fier në dy vitet në vijim dhe tërësisht segmenti hekurudhor në Korridorin 8.
Më shumë transparencë dhe sundim ligji
Korrupsioni mbetet një problem në Shqipëri. Duhet të zbatohet programi i BE-së për luftën ndaj korrupsionit, duke publikuar online pasurinë e zyrtarëve të lartë sipas një formati Open Data.
Ministria e Financave duhet të publikojë një raport vjetor të rrezikut fiskal dhe të vendosë tavane shumëvjeçare për koncesionet PPP.
Kërkohet forcim i mëtejshëm i monitorimit të medias dhe për këtë nevojitet një shtesë buxheti me 30% për të adresuar cenimin e hapësirës mediatike.
Çështjet ekonomike, ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë
Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është vetëm çështje diplomatike, por një nga shtyllat më kritike është kapaciteti ekonomik i vendit për të përballuar konkurrencën dhe presionin e tregut të brendshëm të BE-së.
Për Shqipërinë, rruga drejt këtij standardi kalon nëpërmjet transformimeve të thella strukturore.
Aktualisht, produktiviteti i punës në Shqipëri është rreth 30–35% e mesatares së BE-së. Një nga arsyet kryesore është informaliteti, mungesa e investimeve në teknologji dhe arsim, teksa agjenda e reformave të BE-së kërkon trajnime profesionale të lidhura me nevojat e tregut të punës.
Sipas Bankës Botërore, më shumë se 30% e ekonomisë shqiptare është informale. Kjo jo vetëm që dëmton konkurrencën e ndershme, por pengon edhe rritjen e të ardhurave buxhetore që duhen për investime publike.
Agjenda e reformave kërkon nga Shqipëria trajtim fiskal të drejtë dhe të qëndrueshëm, pa qasje selektive. Thjeshtim të procedurave të regjistrimit dhe raportimit për bizneset, duke i nxitur ato të formalizohen pa frikë nga penalitetet e menjëhershme.
Agjenda e integrimit kërkon zbatim të barabartë të ligjit, sidomos në fushën e prokurimeve publike dhe Partneriteteve Publike-Private.
Rritja ekonomike në Shqipëri është ende e mbështetur mbi ndërtim, remitanca dhe turizëm sezonal. Këto nuk mjaftojnë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë.
Modeli ekonomik duhet të kalojë nga konsumi i brendshëm drejt zhvillimit të sektorit prodhues dhe eksportues, nëpërmjet politikave industriale bazuar në inovacion.
Agjenda e integrimit kërkon më shumë investime në përpunimin e produkteve bujqësore që kanë potencial të madh në tregun europian. BE kërkon nxitjen së inovacionit dhe startup-eve, sidomos në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe energjisë së rinovueshme.
Shqipëria po humbet një kapital të çmuar njerëzor për shkak të emigracionit masiv. Për të përmbushur standardet e BE-së, duhet të investojë seriozisht në: paga konkurruese në sektorin publik dhe arsimin profesional për të rinjtë. Agjenda e reformave të BE-së kërkon përmirësimin e produktivitetit të punës, sigurisë sociale si mjete për të ruajtur fuqinë punëtore.
Nga ana tjetër, pavarësisht stabilitetit makroekonomik dhe borxhit publik në rënie, vendi ynë përballet e rreziqe strukturore që frenojnë investimet.
Agjenda Europiane kërkon garanci të qarta ligjore për investitorët, me zbatim të vendimeve gjyqësore dhe zgjidhje të shpejta të mosmarrëveshjeve.
BE kërkon institucione rregullatore të pavarura, që nuk ndikohen nga cikli politik dhe promovim të investimeve të huaja me vlerë të shtuar, jo vetëm call-center dhe turizëm.
Nëse Shqipëria do të përmbushë realisht kriteret e anëtarësimit në BE, duhet të kapërcejë fazën e spektaklit dhe të kalojë në një fazë të vështirë, por të domosdoshme të ristrukturimit të thellë./
Nga Blerina Hoxha, MONITOR
Të fundit


Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39