Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Policinë Rrugore, largohet Altin Qato, kush e zëvendëson

Ndryshime në Policinë Rrugore, largohet Altin Qato, kush e

Janë bërë ndryshime në Policinë Rrugore, këtë të mërkurë. Altin Qato, i cili mban postin e drejtorit prej 4 vitesh pritet të largohet nga detyra. 

Burime për mediat bëjnë me dije se Qato do të zëvendësohet nga Perlat Vatoci, i cili së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se, Arbër Zemani, që drejtonte Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është ngritur në detyrë dhe do të drejtojë Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër.

Në këtë kuadër, Adrit Elmazi, i cili më parë ishte Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër, është transferuar në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë detyrën e Specialistit në Drejtorinë Strategjike.

Ndryshimet në radhët e uniformave blu pritet të zyrtarizohen ditët në vijim.

 

Të fundit