Flash News

E-TJERA

"Në 11 maj mund të ketë zgjedhje edhe për bashkinë Tiranë", analisti: Si e parashikoi Veliaj arrestimin e tij

"Në 11 maj mund të ketë zgjedhje edhe për bashkinë

Analisti Arjon Sulo deklaron se në 11 maj, veç zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare që do të mbahen në Shqipëri, pritet të ketë edhe zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në A2 CNN, ai shtoi se për zgjedhjet e 11 majit në Bashkinë e Tiranës, ka rreth një vit që flitet.

Ai shtoi gjithashtu se kryebashkiaku Erion Veliaj e parashikoi arrestimin e tij, pasi kishte thënë më parë se nuk do të ishte pjesë e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas analistit, si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe Erion Veliaj, e kanë ditur për këtë situatë dhe janë përpjekur që të minimizojnë dëmet nga ‘goditja’ e SPAK.

“Si Veliaj, Si Rama, e kanë ditur shumë mirë se çfarë po ndodhte. Kjo quhet minimizimi i kostos. Pra menaxhimi i krizës me sa më pak dëme. Sepse të dy e kanë ditur. Të dy e kanë ditur shumë mirë që do të ndodhte, sepse te Bashkia e Tiranës opozita do të rriste presionin. Kemi për të pasur zgjedhje në 11 maj. Veliaj e thotë shumë qartë aty ‘s’do jem në këto zgjedhje’. E parashikon vetë fatin e tij, domethënë maj, qershor, pra gjithë vera.

Kemi rastin e Belerit, i cili nuk kishte bërë betimit dhe me betimin u shtynë 6 muaj. Kjo tregon dakordësinë doja të thoja unë. Që zgjedhjet e 11 majit, do të ketë edhe zgjedhje për Bashkinë e Tiranës. Ky skenar ka një vit që flitet në Tiranë. Janë parë të gjitha variantet”, tha Sulo.

 

Të fundit