E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 50-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Itali

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 50-vjeçari në

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Durrës nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 24”.

I ndaluari, shtetasi D.GJ., 50 vjeç, lindur në Shijak, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Fermos në Itali me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim për veprimtari kriminale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, falsifikimin e dokumenteve dhe emigracionin e kundërligjshëm.

Pas koordinimit të informacioneve me homologët italianë, policia shqiptare arriti të lokalizojë dhe të arrestojë të kërkuarin në Durrës.

Aktualisht, Interpol Tirana është duke bashkëpunuar me Interpol Romën për të përfunduar procedurat ligjore të ekstradimit të 50-vjeçarit drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Të fundit