Flash News

E-TJERA

Nesër seancë parlamentare për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, PD: Nuk jemi njoftuar

Nesër seancë parlamentare për aderimin e Shqipërisë

Nesër paradite, Parlamenti pritet të mblidhet për të ratifikuar vendimin e Qeverisë, që Shqipëria të aderojë në Bordin e Paqes për Gazën. 

"I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 22.1.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Njoftime.

Projektligji “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, paraqitur nga Kryeministri, Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”", thuhet në njoftim. 

Nesër seancë parlamentare për aderimin e Shqipërisë

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se nuk ka marrë asnjë lajmërim për zhvillimin e një seance plenare ditën e nesërme.

Përmes një njoftimi për mediat, Grupi i PD bën të ditur se sipas rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.

Reagimi i PD:

Të nderuar kolegë,

Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar pë t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës penare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e rradhës është planifikuar për tu zhvilluar në datën 27 Janar.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se sipas pikës 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.

Transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit të Shqipërisë, që për secilën çështje, për secilën vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues.

Të fundit