Flash News

E-TJERA

'Ngjarje e shënuar'/ Ilir Proda vlerësohet nga një shoqatë gazetarësh

'Ngjarje e shënuar'/ Ilir Proda vlerësohet nga një

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me zjarre nga veriu në jug, kur qytetarët presin bilance, ndërhyrje emergjente dhe informacione të sakta mbi situatën, Policia e Shtetit ka zgjedhur të fokusohet tek ceremonitë festive të vetëvlerësimit.

Në një reagim të publikuar së fundmi në rrjete sociale Policia njofton se Ilir Proda është vlerësuar me Certifikatën e Mirënjohjes nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier për “bashkëpunim transparent” dhe “standarde europiane” në komunikim.

Kjo dekoratë qesharake vjen në një kohë të pazakontë kur thuajse gjysma e territorit shqiptar është shkrumbuar por sigurisht për shtetin qokat vijnë të parat pastaj të tjerat. 

Ajo që e bën edhe më qesharake situatën është mënyra se si Policia e ka ndarë këtë rast në rrjete sociale sikur të ishte 'ngjarja e vitit'. Postimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Të fundit