Flash News

E-TJERA

Një ditë ndarëse mes së djathtës dhe së majtës në Shqipëri

Një ditë ndarëse mes së djathtës dhe së

Nga Franc Nuri

6 nëntor 2025 – Një ditë ndarëse mes së djathtës dhe së majtës në Shqipëri

Respekt dhe mirënjohje për betejën e sotme në Kuvend dhe për votën KUNDËR të deputetëve të Partisë Demokratike dhe gjithë Opozitës!

Pas shumë vitesh paqartësie ideologjike, ku e majta dhe e djathta flisnin thuajse me të njëjtën gjuhë, për integrim, për pronën private dhe kapitalizmin, sot, më 6 nëntor 2025, u bë ndarja e qartë ideologjike mes dy kampeve politike në Shqipëri!

Me votën për një ligj që njeh zyrtarisht “gjini” të tjera përveç dy gjinive biologjike (burrë dhe grua) pas një dekade shpopullimi, largimi të rinisë, dhe vendosjes së mijëra emigrantëve nga vende të treta, e majta shqiptare e mori kthesën finale të rrugës së saj ideologjike: rrugën e antivlerave, dekadencës dhe të kopjimit servil të problemeve të huaja që nuk janë të shoqërisë sonë.

Në vend të familjes tradicionale shqiptare, e majta përpiqet të na serviri me Ligj, modele të huaja dhe të degjeneruara, “prind 1” dhe “prind 2”, dhe së shpejti ndoshta edhe martesat e së njëjtës gjini. Dhe si gjithmonë, kjo ndodh sepse ajo që kërkon “pronari” Alex Soros, e zbaton qeveria e majtë në Tiranë.

Por sot, me votimin e ligjit famëkeq të gjoja « barazisë » midis pluri-gjinive, të paktën ndarja ideologjike u bë e qartë!

E djathta është e vetmja shpresë për një komb të fortë, për një shoqëri konservatore dhe të shëndoshë, pro familjes tradicionale, pro vlerave dhe rrënjëve tona.

Ne besojmë në familjen me një baba dhe një nënë, në edukimin e fëmijëve me dashuri, përgjegjësi dhe traditë, ashtu siç jemi rritur brez pas brezi në këtë vend.

Shqipëria nuk është Indonezia, Tailanda dhe as Brazili, as skenë eksperimentesh ideologjike. Shqipëria është tokë e kombit, e familjes, e fesë dhe e dinjitetit.

Kush beson në këto vlera, duhet sot më shumë se kurrë të qëndrojë me Partinë Demokratike dhe të distancohet nga e majta sorosiane dhe ideologjia e saj e shkatërrimit moral që quhet “WOKE”.

Të fundit