Flash News
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
“Nuk pati debat dhe konflikt”, dëshmitë kontradiktore mbi vrasjen e Egli Progës
Eglantin Proga, 42 vjeç, u dhunua për vdekje të shtunën nga Denis Meçe. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por detajet tronditëse dolën në dritë më vonë.
Meçe i kërkoi Progës xhiron ditore të lokalit që ai kishte në pronësi dhe më pas kur kanë dalë jashtë, e ka goditur me grusht në pjesën e majtë të kokës, goditje që i shkaktoi vdekjen. Skandali thellohet më shumë pasi dhuna ndaj Progës është kryer në sytë e një efektivi.
Personat e pranishëm në momentin e dhunës kanë dhënë dëshmi mbi ngjarjen. Njëri prej tyre mohon që të ketë pasur debat dhe zënkë midis autorit dhe viktimës.
“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndenjur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”, deklaron njëri nga dëshmitarët.
Kushëriri i Progës ka deklaruar se nuk ka dëgjuar të bërtitura, por ka parë që i zoti i lokalit i është afruar Progës për ndihmë. Ai pohon se fillimisht nuk e ka ditur që është kushëriri i tij.
“Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta. Unë nuk munda dot të identifikoj personin që goditi me grusht kushëririn tim. Nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara”, pohon kushëriri i Progës.