Flash News

E-TJERA

Oboti nën ujë/ 5-vjeçarja e sëmurë transportohet me varkë, dërgohet në spital

Oboti nën ujë/ 5-vjeçarja e sëmurë transportohet me
Foto ilustruese

Një fëmijë 5-vjeçar në Obot është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore për shkuar më pas në spital. Vajza e vogël kishte problem shëndetësore që prej ditës së djeshme, por transporti ka qenë I pamundur për shkak të motit të keq.

5 vjeçarja u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore. Për shkak se Oboti dhe disa zona të tjera në Shkodër janë aktualisht të përmbytura, është e pamundur të kalohet me mjete, qofte dhe ato të larta.

As mjetet e ushtrisë nuk hyjnë dot në Obot pasi niveli i ujit është rritur pas reshjeve të fundit. Në këtë fshat ka prezencë uji në oborret e shtëpive deri në 60 cm.

Të fundit