Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

Pas një maratone dëgjesash me 67 kandidatë Komisioni për Edukimin dhe Mediat përzgjodhi të martën 10 kandidatët e rinj për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, një institucion që u shkri me vendim të Kuvendit disa javë më parë pas akuzave për shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të ri të RTSH.
Sipas një formule ku mazhoranca dhe opozita propozojnë nga 5 kandidatë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues që pritet të votohen së shpejti në seancë plenare janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Komisioni vendosi gjithashtu të propozojë si kandidat për kryetar të këtij këshilli piktorin Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhallin, aktualisht këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në qeveri si zëvendëskryeministër e ministër.
Emrat e përzgjedhur kanë shkaktuar shqetësim për politizim të këtij këshilli tek organizatat për lirinë e medias për shkak të sfondit politik në karrierën e tyre apo afërsisë politike me Partinë Socialiste ose atë Demokratike që kanë një pjesë e madhe e tyre dhe pse ligji parashikon që ky institucion të ketë në përbërje njerëz jopolitikë.
Në listën e PS-së mund të veçojmë Civicin që ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama dhe Brahon këshilltar jetëgjatë i ish-ministrit të Brendsëhm dhe aktualisht nënkryetarit të Kuvendit, Blendi Çuçi, ndërsa nga lista e PD-së është aktorja Bulku, ish-deputete e kësaj partie në Kuvend në legjislaturën 2009-2013.
Kriteret për t’u zgjedhur anëtarë janë të hapura për çdo person që ka përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushat e medias në përgjithësi, teknologjisë së medias, artit, kulturës, ekonomisë, drejtësisë, etj., duke ndaluar kandidimin vetëm për anëtarë të partive e shoqatave politike dhe personat me konflikt interesi me detyrën.
Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa e vlerëson listën e kandidatëve si me potenciale që të bëj më të mirën për RTSH-në nëse do t’i qëndrojnë platforma që paraqiten në komision.
“Pres që ky Këshilli ta kthej RTSH-në në binarët e ligjshmërisë, të bëjë një garë të ndershme dhe transparente për drejtorin e ri”- i tha ajo BIRN-it ndërsa shtoi se “ata do jenë në mbikëqyrjen e parlamentit dhe tashmë e kanë të qartë që mandati nuk është i paprekshëm nëse shkel ligjin”.
Ndërsa nënkryetarja socialiste e komisionit Evis Kushi, thotë se përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të ligjit dhe të gjithë kandidatët kanë plotësuar kriteret ligjore. E pyetur nga BIRN futjen e emrave me sfond politik, Kushi tha se “Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve te Pararura prane Kuvendit, verifikon përmbushjen e kritereve dhe ndalimeve të përcaktuara në ligj, duke hartuar një raport të cilën ja përcjell komisionit”.
Por për organizatat për mbrojtjen e lirisë së Medias në përzgjedhjen e Këshillit të ri parlamenti humbi mundësinë për transformuar operatorin e vetëm publik në shërbim të qytetarëve.
Gazetari Isa Myzyraj nga “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” i tha BIRN-it se “Parlamenti, konkretisht Komisioni I Medias e kishte një mundësi të shkëlqyer për t’ia kthyer Radio Televizionin Shqiptar qytetarëve të Shqipërisë dhe publikut”. “Por si më çdo rast tjetër interesat e ngushta partiake mbizotëruar mbi interesin publik”- shtoi ai.
Sipas Myzyrajt, shumica dërrmuese e anëtarëve të përzgjedhur nga Kuvendi janë aktualisht me funksione politike ose kanë shërbyer më herët në funksione politike, dhe kjo situatë e komprometon rëndë Këshillin Drejtues.
Edhe Blerjana Bino nga Qendra SCiDEV dhe Rrjeti SafeJournalists beson se Parlamenti e humbi edhe një mundesi tjetër për të punuar drejt transformimit rrënjesor të RTSH-së dhe kthimin e tij në një media të shërbimit publik.
“Përbërja që kalon për votim për Këshillin Drejtues të RTSH është qartësisht e politizuar, e ndarë mes PD dhe PS dhe nuk do të kemi një Këshill Drejtues të pavarur, por një këshill bipartizan, pra të politizuar”- komentoi ajo për BIRN-in.
Ajo shpreh keqardhjen që për kryetar të këtij këshilli është propozuar një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste që ka shërbyer edhe në qeveri. “Drejtuesi i Këshillit ka një rol të veçantë dhe të rëndësishëm dhe do të duhet të ishte, jo vetëm një figurë me pervoja, vlera të veçanta profesionale dhe kontribut në fushën e medias, por mbi të gjitha duhet të ishte i pavarur”- thekson ajo.
Sipas Binos përzgjedhja e emrave me ‘background’ të qartë politik bie në kundërshtim me frymën e ligjit dhe statutit të RTSH dhe në kundërshtim me kërkesat e vazhdueshme të komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për një RTSH të pavarur, te transformuar dhe në shërbim të publikut.
Pas miratimit në Kuvend Këshilli i ri drejtues do të zgjedhë drejtorin e ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas doëheqjes së drejtorit të mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën
Këshilli Drejtues i mëparshëm, i cili u shkri nga Kuvendi me konsensus mazhorancë- opozitë, nisi procedurat për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së në janar, por vendimmarrja e tij u kompromentua që në nisje, pasi skualifikoi nga gara 3 nga 5 kandidatët zyrtarë me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.
Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës. I vetmi që doli kundër kësaj vendimmarrje ishte kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo. Reporter.al
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24