Flash News

E-TJERA

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Gjermani, çështja i adresohet Këshillit Federal

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Gjermani, çështja

Gjermania pritet të njohë shumë shpejt patentat e qytetarëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi, anëtar i partisë CDU. Kelmendi deklaroi se njohja e patentave pritet të jetë në rend dite në mbledhjen e Këshillit Federal më 11 shkurt.

“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshillin Federal, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. 

Të fundit