E-TJERA

Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët e kombëtares ndezin atmosferën në Tiranë

Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët e kombëtares

Pak orë para ndeshjes së shumëpritur me Serbinë, tifozët e kuqezinjve kanë ndezur atmosferën në rrugët e kryeqytetit.

Me këngë patriotike, flamuj që nuk ndalen së valëvituri, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e tifozëve të Kombëtares Shqiptare. 

 Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët e kombëtares

Të tjerë, po ashtu të veshur kuqezi kanë dalë për të shijuar nga afër atmosferën festive.

Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët e kombëtares

Sakaq, mijëra forca policore janë mobilizuar për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes, që zhvillohet në orën 20: 45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

 

 

Të fundit