Flash News

E-TJERA

Paralajmëron Gjokutaj: VKM-ja për kredinë e vjetër rrezikon pronat e qytetarëve

Paralajmëron Gjokutaj: VKM-ja për kredinë e vjetër rrezikon

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për mbledhjen e kredive të pashlyera të marra dekada më parë.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, ai tha se kjo VKM synon të dëmtojë debitorët dhe të forcojë shtetin në kurriz të qytetarit.

“Çfarë është bërë me këtë kredi kur banka është privatizuar? Kur banka privatizohet, blen borxhin dhe asetet e saj. Ky vendim duket se është hartuar pas një studimi paraprak, dhe ata e dinë shumë mirë kujt do t’i ngulin këtë thikë,” deklaroi Gjokutaj.

Ai theksoi se VKM-ja përmban pika të errëta, duke përmendur afatet 30-vjeçare dhe parashkrimin e kredive.

“Kjo VKM zbalancon shtetin si kreditor dhe dëmton debitorët. Deri në ekzekutimin e saj, mbrojtja do të shkojë në gjykatë, por gjykatat tona nuk japin pezullim të ekzekutimit. Derisa të ekzekutohet ky, e t'ju merret prona njerëzve mbrojtja do vejë në gjykatë. Me këto gjykata që kemi ne, sepse gjykatat tona nuk japin pezullim të ekzekutimit, domethënë, ta pezullojë derisa të japë vendim gjykata,” shtoi avokati.

Të fundit