Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tone duke sjellë; mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare ndersa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar në zonat e thella malore flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Të fundit