Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit: Vranësira, reshje dëbore dhe mjegull në zonat malore

Parashikimi i motit: Vranësira, reshje dëbore dhe mjegull në

Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme, veçanërisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në zonat malore të lindjes priten reshje të lehta dëbore, ndërsa në zonat luginore do të shfaqet mjegull e dendur dhe mjegullinë, duke kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë, sidomos në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi deri në 6 m/sekondë, ndërsa në det pritet valëzim i lehtë, deri në forcën 1 ballë.

Bashkë me reshjet dhe kushtet atmosferike, këshillohet kujdes i shtuar në trafikun rrugor për shkak të dukshmërisë së ulët.

Të fundit