Flash News

E-TJERA

Pas Fierit, radhën për hetim e ka inceneratori i Elbasanit, ‘Hetimori’ në terren për inspektim

Pas Fierit, radhën për hetim e ka inceneratori i Elbasanit,

Një ditë më parë përfaqësues si nga opozita edhe nga maxhoranca, pjesë e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, kanë zbritur në terren për të inspektuar nga afër inceneratorin e Fierit.

Sikurse u deklarua pas inspektimit, inceneratori në fjalë nuk ishte funksional, pavarësisht se çfarë deklaronte qeveria. Radhën për inspektim e ka inceneratori i Elbasanit.

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor të zhvilluar sot kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e ka cilësuar këtë incenerator një skenë krimi ku “çdo mbrojtje është mbrojtje politike për këtë grup kriminal me 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 ministër të arrestuar”.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi theksoi nga ana tjetër se “burimi i këtij korrupsioni është vetë Rama, të tjerët janë shkallë ku ngjitet madhështia dhe korrupsioni i tij”.

Nënkryetarja e këtij komisioni dhe deputetja socialiste, Ermonela Felaj, u shpreh se falë këtij inceneratori situata mjedisore dhe cilësia e ajrit në Elbasan, është përmirësuar ndjeshëm.

“Ka përmirësuar cilësinë e ajrit në atë qytet. Situata mjedisore në Elbasan nuk ka qenë kaq rozë, por ka qenë e rënduar dhe kërkonte ndërhyrje. Prandaj u shpall emergjenca mjedisore”, tha Felaj.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ra në pranga pikërisht si i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa SPAK shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.

Të fundit