Flash News

E-TJERA

Pas presionit të KE-së, Kuvendi pritet të nisë shqyrtimin e imunitetit të Ballukut

Pas presionit të KE-së, Kuvendi pritet të nisë shqyrtimin e

Kuvendi pritet të nisë procedurat për shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut. Të hënën, kryeparlamentari Niko Peleshi pritet të publikojë urdhrin me datën dhe orën e mbledhjes.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, por mazhoranca vijon ta mbajë peng.

Anëtarët e Këshillit do të mblidhen vetëm një javë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren Belinda Balluku.

Këshilli i Mandateve do të vendosë nëse do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Komisioni Evropian, disa ditë më parë, reagoi se “është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesë kërkesat e SPAK për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.”

Të fundit