Flash News

E-TJERA

Pension i parakohshëm për Yuri Kim: Hetimet e brendshme prishin karrierën diplomatike

Pension i parakohshëm për Yuri Kim: Hetimet e brendshme prishin

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është larguar nga detyra e saj në Departamentin e Shtetit, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë e të debatueshëm në karrierën e saj diplomatike.

Emri i saj u bë i njohur në Shqipëri jo vetëm si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, por edhe për ndërhyrjet e shpeshta dhe shpesh përtej tagrit diplomatik në politikën e brendshme. Për një pjesë të opinionit publik, Kim u perceptua si zëdhënëse e interesave të George Soros dhe mbështetëse e qeverisë së Edi Ramës, ndërkohë që sulmonte kundërshtarët e tij politikë.

Gjatë mandatit në Tiranë, ajo u përfshi hapur në debate politike, duke dhënë deklarata që shpesh kalonin kufijtë e neutralitetit diplomatik. Kritikat më të mëdha ndaj saj lidhen me presionin ndaj opozitës, që u konsiderua si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në proceset demokratike të vendit.

Zyrtarisht, Departamenti i Shtetit e ka paraqitur largimin e saj si pjesë e një tranzicioni të zakonshëm drejt pensionit. Megjithatë, media të ndryshme ndërkombëtare raportojnë se ndaj saj janë hapur hetimë të brendshme për shkelje administrative dhe konflikt interesi – zhvillime që, sipas analistëve, kanë përshpejtuar pensionimin e saj në moshën 53-vjeçare.

Për shumë shqiptarë, ky është një epilog i natyrshëm: fundi i një ambasadore që, në vend të forcimit të demokracisë, u bë palë me pushtetin dhe kontribuoi në dobësimin e opozitës.

 

Të fundit