Flash News

E-TJERA

Pensionet/ Dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar kompensimin e dritave

Pensionet/ Dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar

Mbi 23 mijë lekë në vit përfitojnë pensionistët nga skema e kompensimit të dritave, shkruan gazeta Panorama.

Konkretisht janë 648 lekë që pensionistët kryefamiljarë marrin çdo muaj në formë rimbursimi për dritat pas heqjes së fashës në 2015-ën.

Por, ky nuk është i vetmi përfitim, pasi në total vlera e kompensimit për pensionistët shkon në 1288 lekë në muaj, pasi ndër vite janë  miratuar disa vendime për kompensimin e energjisë elektrike.

Ky përfitim është më i lartë për pensionistët që kanë dalë në pension para 2015-s, për të cilët aplikohet edhe një kompensim tjetër me vlerë 350 lekë  duke e çuar në 1988 lekë masën e përfititmit.

Për pensionistë që kanë dalë në pension para 2015-s, është edhe një kompensim tjetër prej 350 lekësh dhe në total për një familje pensionistësh të vetëm, shuma totale  e kompensimit është 1988 lekë në muaj.

Kushtet

Nga të dhënat e ISSH-së mësohet se janë mbi 140 mijë pensionistë që çdo muaj bashkë me pensionin marrin edhe kompensim për dritat. Vlen të theksohet se jo të gjithë ata që dalin në pension këtë vit janë përfitues.

Kështu për të marrë kompensimin vjetor në vlerën e 23 856 lekëve, duhet që pensionisti të jetë kryfamiljar i vetëm ose pjesëtaret e tjerë të familje të mos jenë pensionistë, ose të jenë papunë.

Në rastin kur janë dy pensionistë, pra burrë dhe grua, kompensimin e përfiton vetëm njëri prej tyre.

Aplikimi

Për të përfituar shtesën, pensionistët duhet të aplikojnë pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Veç formularit duhet të dorëzojnë edhe një  fotokopje të kartë së identitetit, kopjen e Kontratës me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë në emrin e vet, kopjen e librezës ose faturës së likuiduar dhe çertifikatën familjarë. Afati është i limituar, prandaj pensionistët mund të paraqiten në çdo kohë për të dorëzuar dosjen me dokumentat që kërkohen.

Fondi dhe Kategoritë

Për të mbuluar efektet e kësaj skeme, vetëm për pensionistët, nga arka e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, dalin rreth 15 milionë dollar. Kompensimi i dritave ka nisur të aplikohet që në 2015, atëherë kur qeveria vendosi të heqë fashën për konsumimin deri në 300 kilovat në orë.

Krahas pensionistëve, në skemëm e rimbursimit të dritave janë edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonmike dhe si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të berë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë si dhe kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjës të punësuar ose të vetëpunësuar.

Të fundit