Flash News

E-TJERA

Përfundon java e hapur për qytetarët +18 vjeç, Manastirliu nxjerr shifrën sa u vaksinuan në 7 ditët e fundit

Përfundon java e hapur për qytetarët +18 vjeç, Manastirliu

Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme përfundoi java e hapur për qytetarët +18 vjeç për t'u vaksinuar. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se gjatë kësaj jave janë vaksinuar rreth 70 mijë qytetarë +18 vjeç, ndërsa numri total ka shkuar në 1,138,771 vaksinime.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Manastirliu apelon sërish për kryerjen e vaksinës, pasi sipas saj, vaksinimi dhe respektimi i masave janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Postimi i plotë:

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi .

Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Të fundit