Flash News

E-TJERA

Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla të peshkimit nisur nga parashikimet për përkeqësim të kushteve atmosferike në tre ditët në vijim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se  është marrë vendimi që të ndalohet pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese të peshkimit nga mesdita e së mërkurës deri në pasditen e së shtunës, në mënyrë që të shmanget çdo situatë e papritur për shkak të kushteve atmosferike.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024 duke filluar nga ora 12:00 datë 20.11.2024 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM dhe VERI-VERI-PERËNDIM, në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 DATË 20.11.2024.
2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024", thuhet ne njoftim. 

Të fundit