Flash News

E-TJERA

Përplaset me automjetin e policisë, plagosen shoferja dhe dy efektivë në aksin Fier–Patos

Përplaset me automjetin e policisë, plagosen shoferja dhe dy
Foto ilustruese

Një aksident  është regjistruar rreth orës 14:40 në aksin Fier–Patos.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, M. H., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një automjet të policisë rrugore. 

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e automjetit dhe dy punonjësit e policisë. Të tre të lënduarit janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H., dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Të fundit