Flash News

E-TJERA

Përplaset për vdekje 18-vjeçari në Fushë-Krujë, shoferi vetëdorëzohet

Përplaset për vdekje 18-vjeçari në Fushë-Krujë,

Një aksident është regjistruar në dalje të Fushë-Krujës gjatë natës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur për vdekje një të ri 18-vjeçar. I riu ndodhej në rrugë duke shtyrë një mjet tip “Mercedes”, i cili ishte ndalur për shkak të një defekti.

Viktima, i identifikuar si Irdi Laci, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje kritike, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë .

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip fuoristradë është vetëparaqitur në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Të fundit