Flash News

E-TJERA

Përurohet Xhamia e Namazgjasë, Erdogan: Vepër madhështore për gjithë myslimanët në Ballkan

Përurohet Xhamia e Namazgjasë, Erdogan: Vepër madhështore

Inaugurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë me prezencë të Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama. 

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan tha se kjo është vepër madhëshotre për shqiptarët e myslimanët në Ballkan. 

"Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, miku im i çmuar. Të dashur vëllezërit dhe motrat e mi shqiptar, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia të thella. Sot jam entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me juve dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë, i lutem Allahut për xhaminë e Namasgjasë, themelet e saj i hodhëm në 2025, për shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të thella për Ramën dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe e kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit", tha Erdogan. 

Të fundit