Flash News

E-TJERA

Peshkonte duke përdorur lëndë plasëse, humb jetën nga shpërthimi 50-vjeçari në Fushë-Arrëz

Peshkonte duke përdorur lëndë plasëse, humb jetën nga

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Fushë-Arrëz, pasi dyshohet se ka shpërthyer lënda plasëse të cilën ai e përdorte për peshkim.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Apripe Guri. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit