Flash News

E-TJERA

Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për ankimimin e Ramës

Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për ankimimin e

Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese pritet të dalë sot me një vendim lidhur me ankimimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Tetë gjyqtarët do të mblidhen në Dhomë Këshillimi pas kërkesës për më shumë kohë në mbledhjen e parë për shqyrtimin e çështjes.

Vendimi i pritshëm do të përcaktojë ligjshmërinë e masës së pezullimit të Ballukut, të vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme.

Qeveria argumenton se SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë shkelur kompetencat e kryeministrit dhe kanë penguar funksionimin normal të Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Nga ana tjetër, dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, theksuan se nuk ekziston konflikt kompetencash dhe se pezullimi i një ministri nuk është brenda kompetencës së Kryeministrit.

Të fundit