Flash News

E-TJERA

Pezullohen 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

Pezullohen 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezulluar nga detyra, katër punonjës të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Më konkretisht janë pezulluar:

– Artan Selami, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

– Myftar Dauti, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

– Adem Qevani, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

– Karafil Guçe, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Sipas AMP, nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

 

Të fundit