Flash News

E-TJERA

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermani ish-efektivi i RENEA-s

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga

Është ekstraduar nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s, Ardian Pikli, 29 vjeç.

Pikli akuzohet nga GJKKO si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për posedim ë armëve. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

“Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit