Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë shqiptari në Selanik, në gjendje kritike për jetën

Plagoset me thikë shqiptari në Selanik, në gjendje kritike

Një shqiptar, i cili punonte në një fermë në një zonë rurale në Selanik të Greqisë, është gjetur i plagosur me thikë këtë të premte. Sipas mediave vendase, shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.

I plagosuri është transportuar në spitalin Papageorgiou me ambulancë, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike. Deri tani, ende nuk dihen rrethanat e plagosjes dhe identiteti i autorit të sulmit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar detajet e ngjarjes.

Të fundit