Flash News

E-TJERA

Plagosja në Lezhë, shënjestër dyshohet se ishte nipi i fisit të Nikulajve

Plagosja në Lezhë, shënjestër dyshohet se ishte nipi i fisit

Sokol Daci, 30 vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e së dielës në një berberhane në Lezhë. Daci u qëllua me tre plumba.

Dyshohet se shënjestër ka qenë një prej nipave të Nikulajve, i cili dyshohet se po qethej në momentin e ngjarjes.

Personi në fjalë mësohet se ka marrë një plumb nga të shtënat. Policia po ushtron kontrolle në klinika dhe spitale private, pasi dyshohet të jetë plagosur dhe edhe shënjestra e atentatit.

Ngjarja vjen në sfondin e sagës së gjatë të gjakmarrjes mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt që ka nisur në fund të viteve ’90 në Lezhë dhe që ka prodhuar disa viktima ndër vite.

Përplasja fillestare u ndez pas një konflikti banal në një karburant, ku u vranë anëtarë të familjes Nikulaj, çka hapi zinxhirin e hakmarrjes mes dy fiseve. Ky konflikt kulmoi në prill të vitit 2023 me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Të fundit