Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari në Vlorë, plagoset në dorë

Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari në Vlorë, plagoset
Foto ilustruese

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka mbërritur në spitalin e Vlorës Diego Hanaj 36 vjeç i plagosur me armë zjarri në dorë.

Ngjarja ka ndodhur tek lagjja 'Pavarësia', para pallatit ku banon 36-vjeçari.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Të fundit