Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Durrës pas një konflikti, 26-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me thikë në Durrës pas një konflikti,

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur këtë të diel në Durrës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:00, shtetasi me iniciale R. K., 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime të tjera fizike.

Mësohet se i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili gjatë sherrit i ka shkaktuar plagë me mjet prerës në këmbë.

Policia bën me dije se shërbimet janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Të fundit