Flash News

E-TJERA

Plantacion droge në Spanjë, bien në pranga 4 shqiptarë

Plantacion droge në Spanjë, bien në pranga 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike. Të akuzuarit u gjetën në një plantacion të madh droge të ndërtuar në zonën e Baix Penedès në Spanjë.

Mediet vendase raportojnë se bëht fjalë për afro 22 kg sytha të cilat ishin bërë gati për t’u shitur. Operacioni i quajtur “Trumzë” i zhvilluar mes Gardës Civile dhe Policisë Vendore, çmontoi plantacionin i cili ishte ndërtuar në dy banesa duke siguruar të gjtiha kushtet për kultivim.

Bimët dhe sythat janë gjetur të shpërndara në disa dhoma të dy shtëpive.

Për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike të dy shtëpive ku ndodheshin plantacionet, fqinjët kishin pësuar vazhdimisht ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Të fundit